04 July
Ministri i ekonomisë pranoi se nuk ka kapacitet dhe kuadër përkatës për t’i zbatuar reformat në pjesën e energjetikës, e të cilat janë rekomandim i Bashkësisë Energjetike Evropiane. Nga ky dikaster për Alsat M shprehen se ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në seancë qeveritare do të kërkoj ndihmë nga kryeministri Zoran Zaev, se si t’i tejkalojë problemet që dje sërish ia bëri të ditura drejtori i Bashkësisë Energjetike, Janez Kopaç.
Procesi i natyrshëm i shkuarjes në pension dhe lëvizja e kuadrove eksperte të larta profesionale në kompanitë energjetike në vend krijoi hapësirë që duhet të jetë i paramenduar dhe i planifikuar mirë dhe për një kohë të shkurtër të sigurohet kapaciteti i dëshiruar administrativ që do të mund të përballej me sfidat e ardhshme”- thuhet në qëndrimin e ministrisë së ekonomisë– bëjnë me dije nga Ministria e Ekonomisë.
Edhe një pjesë e profesorëve universitarë konsiderojnë se Qeveria duhet t’i kushtoj vëmendje më të madhe sektorit energjetik i cili gjatë viteve të kaluara ka qenë tërësisht i anashkaluar. Konstantin Dimitrov shprehet se nëse duam realizim të përshpejtuar të masave, do të duhej që kuadri ekzistues në sektorin e energjetikës të bëj trajnim shtesë.
Kemi mungesë të mjaftueshme dhe ligjet janë të vjetruara. E kjo lidhur me sektorin është një element shumë i rëndësishëm. Forcimi kadrovik të bëhet sipas cilësisë e jo sipas linjave dhe formateve partiake. Nëse ka nevojë edhe me dhënien e provimit për punë, që të tregohet se së paku kanë njohuri themelore nga disa struktura teknike. S’mundet që vetëm veprimtaritë shoqërore të jenë bartës, siç është rasti me ministritë- deklaroi profesori universitar Konstantin Dimitrov.
Dimitrov shprehet se në vend që deputetët ta pyesin Kopaçin se si dhe prej ku të gjejnë para për të investuar në burime ripërtëritëse të energjisë, duhej të dinë se madje para disa viteve në strategjinë për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm është paraprakë që shteti të ketë parashikuar para për burime ripërtëritëse si dhe për efikasitet energjetik. Duhej të ketë edhe fond për efikasitet energjetik, por për shkak të luftës nën kompetencat e kujt do të jetë, nën ministrinë e Ekonomisë ose të Financave, ai asnjëherë ne funksionoi edhe pse Banka Botërore ndau para për këtë fond.
Verica Pavllovska

