Rritja ekonomike e Maqedonië në tremujorin e parë të këtij viti ishte 0 %.
Nga ekspertët ekonomik kjo shihet si shenjë së duhet të nxitet aktiviteti investues dhe atë sa më shpejt.
Megjithatë, Ministri i ri i ekonomisë, Dragan Tevdovski, u shpreh optimist. Ai tha se nga qershori punët po shkojnë në drejtimin e duhur dhe do të vazhdojnë edhe më mirë.
“Nëse zbatohen reformat e mirëfillta , atëherë edhe vendi do të shkojë në drejtimin e duhur. Këtë gjë, e lehtëson edhe më shumë mbështetja e Unionit Europian”-tha misnitri Dragan Tevdovski.
Ndërsa,sipas profesorit universitar Marijan Petreski, fillimisht duhet të rikthehet klima pozitive në sektorin e biznesit dhe më pas rol të rëndësishëm do të luajnë reformat e qeverisë së re. Kështu edhe mund të ketë rritje ekonomike, shton ai.
“Kemi një stagnim të rritjes së ekonomisë, megjithatë, të dhënat flasin se më kalimin e kohës dhe zbatimin e reformave mund të arrijmë një rritje prej 4%, madje edhe më shumë, por e gjitha kjo varët nga politikat që do të ndejkë qeveria e re” –tha Marijan Petreski, profesor në Universitetin Kolegji Amerikan.
Sa i përket besimit në sektorin e biznesit, profesori në UKIM, Borçe Trenovski, thotë se ai nuk kthehet lehtë. Më tej, Trenoski shton se sa i përket rritjes ekonomike, rol të rëndësishëm ka luajtur ndërtimtaria, por me aktivitet e zvogluar në ndërtimtari kohët e fundit, dhe pa e përfshirë këtë të fundit në BPV kjo rritje ekonomike ka qenë mes 0,5-0,7 %.
“ Ajo nga e cila mvaret ekonomia e vendit është kërkesa e tregut të jashtëm.
Përmirësimi I ekonomisë do të marrë pak kohë, por jo edhe shumë. Do të kemi edhe investime të huaja, masa të reja e këto do të sjellin rritje stabile të ekonomisë”- tha profesori në universitetin UKIM, Borçe Trenovski.
Maqedonia vitin e kaluar e përfundoi me rritje ekonomike prej 2.4%. Për këtë, sipas parashikimeve të institucioneve relevante, pritet normë e ngjashme. Kryeministri Zaev premtoi se BPV-ja gjatë mandatit të qeverisë së re do t realizojë rritje mesatare vjetore prej mbi 5%.
Evi Shkopi
Almakos.com