Lidhur me projektbuxhetin e vitit 2018, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që menjëherë të krijojë një fond të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit dhe të ndajë rreth 1% të BPV-së së parashikuar për vitin 2018, kërkojnë nga bashkësia e eko-aktivistëve në Shkup.
Ata theksojnë se sipas Eurostat, në vitin 2015, Sllovenia ndau 389 milion euro, ndërsa Bullgaria ka ndarë 358 milion euro për mbrojtjen e mjedisit, dmth. shpenzimet totale të mbrojtjes së mjedisit të qeverive në vendet e BE-së arrin mesatare prej 0.8% të BPV -së.
“Për shkak të gjendjes katastrofike ekologjike në Maqedoni, ne besojmë se Qeveria duhet të ndajë rreth 1% të BPV -së në një Fond të veçantë për mbrojtje të mjedisit. I bëjmë thirrje Ministrisë së Mjedisit që urgjentisht të përgatisë një plan veprimi dhe projekte adekuate për fondet e kërkuara, “thonë nga shoqata.