Ekipi i sanksioneve të SHBA-së erdhi në Maqedoni, e kërkoi atë që u duhej dhe u kthye në Uashington. Detyra e tyre tani është t’i propozojë Sekretarit të Shtetit se cilët zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë nga Maqedonia do t’i bashkohen Gruevskit dhe Mijalkovit në të ashtuquajturën listë të zezë, e cila përfshin persona të cilët, për shkak të përfshirjes në korrupsion ose shkelje të të drejtave të njeriut, janë të privuar nga mundësi për të marrë një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
Qëllimi i këtij mekanizmi të Departamentit të Shtetit i krijuar në fillim të viteve 1990 është të “turpërojë” dhe në të njëjtën kohë të kërkojë llogari nga ata që janë të përfshirë në korrupsion të madh.
SHBA do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet që i ka në dispozicion për të luftuar korrupsionin në nivel global, tha për NOVA Ambasada e SHBA-së në Shkup pas largimit të ekipit të sanksioneve amerikane.
Departamenti i Shtetit javën e kaluar ka shqyrtuar, një sërë autoritetesh të disponueshme, në koordinim me homologët ndërinstitucionalë, për të ndërmarrë veprimet e duhura për t’iu përgjigjur korrupsionit./Lajmi i plotë kliko këtu