Ekipet e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë filluar punën në fshatin Sllupçan të Likovës. Në një pjesë të fshatit tashmë janë ndërruar orëmatësit. Është rënë dakord që përfituesit e asistencës sociale të paguajnë me këste faturat e papaguara, thonë përfaqësuesit e komunës.
Lidhur me marrëveshjen me banorët e Sllupçanit, EVN-ja thotë se ligjet që vlejnë për të gjithë përdoruesit do të vazhdojnë të zbatohen.
Kryetari i këshillit të Komunës së Likovës, Zekirja Shaini tha se aktivitetet në terren vazhdojnë sipas marrëveshjes.
“Gjendja ishte e trazuar dhe banorët e fshatit donin të dinin se çfarë do të punonte EVN-ja. Ata janë kompani private dhe ne donim të dinim saktësisht se çfarë do të bënin si të gjithë kompanitë private.Gjysma e fshatit përdorë ndihma sociale dhe kemi pasur një kërkesë që borxhet të paguhen me këste, e cila vlen për të gjithë qytetarët në Maqedoni. EVN-ja do të duhet të vendosë shtylla pranë planit ku është fshati”, tha Shaini.