Në rast se shpallen fajtorë për veprën penale “shkatërrim i materialit zgjedhor” për të cilën i akuzon Prokuroria Speciale, deputeti i BDI-së Ejup Halimi dhe Ismet Guri mund të dënohen me dënim prej 3 deri 5 vite arrest, thonë ekspertët juridikë./Lajmpress.com/
Halimi dhe Guri janë të dyshuar në rastin “Titanik 3” të Porkurorisë Speciale Publike dhe më 16 mars do të ulen në bankën e të akuzuarve, njoftoi Makfax.
Ata janë të pandehur se kanë shkatërruar material zgjedhor. Lëndën do ta gjykojë gjykatësja e Sektorit penal për të rritur, Olja Ristova, transmeton Gazeta Lajm.
Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarë të BDI-së. paraprakisht Gjykata ua mori pasaportat, por iu kthyen pasi u ankuan në Gjykatën e Apelit./Lajmpress.com/