Ejup Halimi koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, në një prononcim për gazetën Lajm, ka folur rreth informacionit të djeshëm se PSP kërkon arrest për të dhe se ai akuzohet për veprën penale
“shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik 3”.
“Deri më tani askush nuk më ka informuar zyrtarisht. Nuk kam informata zyrtare, jam informuar nga portalet dhe mediat. Unë them se nuk jam pjesë e asaj dhe e konsideroj veten të pafajshëm. Unë nuk isha as mandatar, as kandidat për komunën e Çairit. Jam plotësisht i pa fajshëm, e përsëris edhe një herë jam i pafajshëm. Dhe unë nuk jam pjesë e këtyre pallavrave që fliten nëpër mediume”, tha Ejup Halimi, duke shtuar se kjo është tendencë e dikujt tjetër.