Hamdi Nuhiju
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Shqipërisë rezultuan me një skandal në renditje të ish kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili përmes paraqitjeve publike komunikonte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E tërë kampanja e Lulzim Bashës ishte një teatër i tharrtë politik me disa mëlmesa të cilat lanë shije të hidhur në botën e komunikimeve strategjike.
Edi Rama, duke kuptuar fort mirë logjikën e Gebelsit, keqpërdori në mënyrë maksimale hapësirën mediale duke e mbuluar me Lulzim Bashën për ta shkatërruar politikisht.
Basha për asnjë moment të qëndrimit në opozitë nuk e dëshmoi produktivitetin e tij dhe qasjen ndaj rrezikimit të pushtetit të Edi Ramës, po në tërësi i shërbeu atij pushteti duke u munduar që ta shkatërroje opozitën shqiptare.
Kampanjat e tilla si në Shqipëri, të tipit “Rame, ku i ke shokët”, verbërisht po i imiton kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska duke u futur në konflikt me Visar Ganiun, kreun e Komunës së Cairit.
Danella si duket do të kandidoje ose jo për kreun e Komunës së Cairit, dhe nuk do të merret aspak me qytetin e Shkupit. A do të përfundoje në stilin e Lulzim Bashës? Këtë gjë do ta dëshmojnë zgjedhjet lokale që priten të mbahen tash në vjeshtë.
Porse, Danella Arsovska edhe pse është e vetëdijshme se nuk do të futet në garë për zgjedhjet lokale, sic duket po i bënë shërbimin konkret Frontit Evropian duke u marr me Komunën e Cairit.
Ky teatër i tharrtë politik i Danella Arsovskës është e vulosur paraprakisht se do të përfundoje pa shije në kuptimin e rrëfimit të Lulzim Bashës.
Ramë, ku i ke shokët dhe Viki ku je, do të rrumbullaksohen me një turp politik të injorimit total të kërkesave të qytetarëve dhe shërbimit verbërisht të qendrave të caktuara politike.