Një efektiv i Policisë së Krujës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ditën e sotme për dy akuza.
Burime policore bënë me dije se efektivi i Komisariatit nën prangat e agjentëve të AMP është E.L.
Ai dyshohet për veprat penale kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se efektivi ka qenë më herët edhe oficer rendi në Policinë e Fushë-Krujës.