Nuk do mend se mediat janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Poashtu mediat, përveç njoftimit të opinionit të gjërë nëpërmjet plasimit të lajmeve, ata kanë edhe efektin nxitës tek institucionet.
Kështu para 1 javësh portali Almakos kishte publikuar një temë ku nuk dallohej nëse bëhet fjalë për një pistë rrëshqitëse apo një institucion shëndetësor shtetëror. I tërë oborri i mbuluar me borë dhe akull, kështu dukej brenda gjithë javës së kaluar Spitali Special për Obsterikë Gjinekologji “Nënë Tereza” në komunën e Çairit.
Që nga hyrja e oborrit e deri te hyrja e pranimit të pacientëve ishte e pamundur qarkullimi i njerëzve normal e lëre të grave shtatzënë.
Më tragjike dhe trishtuese ishte pamja nga ana e spitalit, apo në repartin për lëshimin e lehonave dhe foshnjeve.
Dhe tani ndonëse bora ka rrënë me intensitet më të lartë, edhe atë 3 ditë të plota thuajse pandërprerrë, oborri i spitalit gjinekologjik duket i pastruar.
Si duket drejtori i spitalit për Obsterikë Gjinekologji “Nënë Tereza”, Bashkim Ismaili e ka marrë me seriozitet lajmin e publikuar nga Almakos, 1 javë më parë, andaj ka reflektuar reagimi i menjëhershëm i tyre.
Në vazhdim mund ti shihni pamjet e oborrit të spitalit para 1 jave dhe tani. /Almakos