EDS, një nga furnizuesit kryesorë të energjisë elektrike dhe anëtar i Grupit PPC, mbajti një briefing për mediat në selinë e saj, ku prezantoi disa ngjarje të mëdha që nënshkruajnë një kapitull të ri në rritjen e kompanisë.
Gjatë eventit, ekipi menaxhues prezantoi faqen e re internet të kompanisë – një platformë moderne dhe e përqendruar te klienti, e cila u lejon kompanive të hulumtojnë opsione tarifore, të kërkojnë oferta të personalizuara dhe të përdorin informacione të përditësuara mbi furnizimin me energji dhe qëndrueshmërinë. Faqja internet pasqyron përkushtimin afatgjatë të EDS-së për transparencë, inovacion dhe shërbim të fokusuar te klienti.
Kompania prezantoi gjithashtu ofertën e saj më të re promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme: një marrëveshje 12-mujore me çmim fiks, e cila përfshin një makinë falas për espreso për çdo marrëveshje të re ose të rinovuar. Oferta synon të ndihmojë kompanitë të arrijnë kontroll më të madh mbi kostot dhe parashikueshmëri në një treg energjetik gjithnjë e më dinamik.
Kryedrejtori ekzekutiv i EDS-së, Aleksandër Sarxhovski, theksoi se këto nisma përfaqësojnë misionin më të gjerë të kompanisë për të vepruar jo vetëm si një furnizues, por edhe si një partner i besueshëm në zhvillimin e bizneseve të klientëve të saj.
“Fokusi ynë është të ofrojmë zgjidhje energjetike stabile, transparente dhe fleksibele që përshtaten me nevojat e kompanive moderne. Njëkohësisht, ne po investojmë në dixhitalizim dhe projekte për energji të gjelbër që sjellin vlerë afatgjatë për klientët tanë dhe për treun në tërësi,” tha Sarxhovski.
Sarxhovski theksoi gjithashtu se vrulli pozitiv i Grupit PPC po forcon më tej strategjinë afatgjatë të EDS-së. PPC arriti një EBITDA të rregulluar prej 1.7 miliardë eurosh në nëntë muajt e parë të vitit 2025 dhe po investon gjerësisht në burime të rinovueshme të energjisë si pjesë e përkushtimit të saj për të hequr gradualisht lignitin deri në vitin 2026. Klientët e EDS-së përfitojnë nga stabiliteti, kapaciteti investues dhe prijësia në fushën e qëndrueshmërisë së një prej grupeve më dinamike të energjisë në Evropë. Ai vuri në dukje se arritjet e Grupit e mbajnë PPC të vendosur fort në rrugën e duhur për të arritur objektivin e saj prej 2 miliardë eurosh EBITDA të rregulluar deri në fund të këtij viti.
Si rezultat, EDS mbetet e përkushtuar ndaj energjisë së pastër, inovacionit dhe shërbimeve me cilësi të lartë për kompanitë.
EDS shpalli planet për vitin 2026, duke përfshirë ambicien e kompanisë për të forcuar më tej pozitën e saj si lider tregu, duke futur shërbime të reja dixhitale dhe oferta inovative për kompanitë.





