Trajneri kishte kontratë me verdhezinjtë deri në verën e vitit 2025, por ai kishte ofruar dorëheqjen e cila u pranua nga krerët e klubit. Ka qenë vet Terziç që me një mesazh emocionues ka konfirmuar largimin nga Borussia Dortmund, duke thënë se ishte nder për të ta drejtoj skuadrën e zemrës.
“E dashur Borussia, edhe pse po më lëndon vërtet tani, dua t’ju informoj se do të largohem nga BVB që sot. Ishte një nder i madh të isha në gjendje ta çoja këtë klub të madh drejt një fitoreje të Kupës DFB dhe së fundmi në një finale të Ligës së Kampionëve. I kërkova përgjegjësive një bisedë pas finales sonë në Uembli, sepse pas dhjetë vitesh në BVB, përfshirë pesë vjet në ekipin e trajnerëve dhe dy vjet e gjysmë si trajner, kam ndjenjën se rifillimi i ardhshëm do të shoqërohet me një të ri”, shpjegoi Terziç.
“Kushdo që më njeh e di se gjatë këtij procesi vendimmarrës gjatë javëve të fundit, dy zemra më kanë rrahur në gjoks. Por edhe pas diskutimeve intensive, ndjenja ime themelore nuk ka ndryshuar. I uroj gjithmonë Borussia Dortmundit më të mirat”, tha Terziç.
41-vjeçari ka punuar në dy periudha të ndryshme si trajner i Dortmundit, fillimisht nga dhjetori i 2020 deri më qershor të vitit 2021 dhe pastaj nga qershor i vitit 2024 deri më tani.