Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë dorëzuar sot nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit me 22 gusht, me vetëm dy pika të rendit të ditës, votimi i IPA 2018 dhe Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express
Përmes një shkrimi në Facebook, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi ka shkruar se AAK është gati për procesin zgjedhor, derisa, shkruajnë se janë të bindur edhe për fitore.
“Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjes dinamike dhe vendimeve të mëdha që janë marrë nga qeveria Haradinaj dhe vendimet e mëdha qe pritet të mirren në të ardhmen. Tani, më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. Për 100% shtet !!”, ka shkruar Isufi.
Sot gjatë ditës ndërkaq shkrimet për seancë i kanë dorëzuar edhe PSD-ja./Express



