Edhe një profesor në aradhat e Aleancës për Shqiptarët.
Profesori i fizikës nga Shkupi, Alajdin Abdulla, po i bashkëngjitet grupit të intelektualëve që periudhën e fundit në numër të madh aderojnë në Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Profesor Alajdini ka mbaruar Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ndërsa studimet universitare për fizikë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Pjesën më të madhe të karierës së tij ka punuar si profesor i fizikës, në Gjimnazin “Skenderbeu” (1968-1990) dhe nga viti 2001 e deri tani në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup.
Prof. Alajdin Abdulla zotëron edhe gjuhën maqedonase, serbe, kroate dhe gjuhën turke.
Mirë se vjen profesor, na priftë e mbara!”, ka shkruar Arben Taravari në një postim në rrjetet sociale.