Për dy javë pritet të lëshohet në funksion edhe një pikë e pagesës së rrugës në autostradën e Korridorit 10. Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike për Rrugë Shtetërore, pika e pagesës rrugore do të vendoset në autostradën e re Demir Kapi – Smokvicë, rrugës për në Greqi. Ndërsa për një periudhë të shkurtër do të vendoset edhe në pikë tjetër, po ashtu rrugës për në Greqi. Drejtori i kësaj ndërmarrje, Zoran Kitanov theksoi se po kryhen përgatitjet përfundimtare dhe se pika e re do të lëshohet në përdorim, sidomos me fillimin e sezonit veror. Deri tani gati në gjithë autostradat e vendit funksionojnë pika të pagesës rrugore. Më e shtrenjta është në rrugën Petrovec – Veles që shkon në 80 denarë, ndërsa më e lira në rrugën Tetovë – Gostivar për 30 denarë.
Data 25.03.2026
Aktuale
- MPB: 25 persona të ndaluar për vozitje të pakujdesshme gjatë kontrolleve në rrugë
- Investigimi i Vetting, PD denoncon: Skandal me drejtoreshën e Tatimeve, Erilinda Lala ! Skeme e dyshuar për fshehje pasurie, konflikti interesi dhe një projekt ndërtimi 10 milionë euro në bregdetin e Qerretit
- Sela formoi parti të re, ja emri
- Korrupsioni në shëndetësinë maqedonase: Pacientët “paguajnë”, por nuk raportojnë
- Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!
- “Nuk po dojnë me m’bo presidente”, Vjosa Osmani i ankohet qytetarit
- “Sheshi u lirua”- Adriatik Lapajt mbyll protestën para Kryeministrisë pas 108 ditësh qëndresë
- Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Dibër, dyshohet se ka rënë nga shkëmbi


