LSDM ka porositur se regjimi nuk do t’i pengoj proceset demokratike. Sipas tyre shumica parlamentare do të zbatoj vullnetin e qytetarëve për shtet juridik dhe demokratik.
“Në momentet kur një nga sfidat më të mëdha në historinë e Maqedonisë, në dhunë të përgjakshme e nxitur nga regjimi në shpërbërje të Nikolla Gruevkit, LSDM bën thirrje për tu përmbajtur në mënyrë maksimale nga çdo qytetarë pa dallime. Bëjmë thirrje që të qëndroni të qetë dhe të mos bini pre e skenarëve të dhunshme dhe provokimeve të Nikolla Gruevskit dhe grupit të tij të ngushtë kriminelësh”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Ata kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve. Sipas tyre në Maqedoni sot është bërë një hap i madh drejt proceseve demokratike.
“Është zgjedhur kryetrari i ri i kuvendit, ndërsa në periudhën që pason do të vazhdon realizim i plotë i vullnetit të shumicës”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. /SHENJA/