Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se ndërtimi i kompleksit të ri sportiv në vendbanimin Stajkovci po hyn në fazën përfundimtare.
“Stajkovci po bëhet me kompleks të ri sportiv “Ivan Iliev”.
Në fazën përfundimtare është ndërtimi i kompleksit të ri sportiv në Stajkovci, në të cilin po ndërtohet një fushë sportive në sipërfaqe me bar artificial, si dhe një fushë e re e basketbollit me sipërfaqe të asfaltuar.
Në të njëjtën kohë kemi rikonstruktuar edhe këndin e fëmijëve brenda kompleksit sportiv.
Ky kompleks sportiv do të mbajë emrin e Ivan Iliev, fëmijës nga vendbanimi Stajkovci, i cili humbi jetën në vërshimet e vitit 2016”, ka shkruar Stefkovski