Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse ai do të jep votën e tij për formimin e qeverisë së re, Limaj nuk dha ndonjë përgjigje.
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit