Fillimi i punës në Spitalin klinik të Tetovës reduktoi shumë harxhime dhe kohë të qytetarëve, që dikur humbnin për vajtje ardhje, pritje dhe intervenime në klinikat e kryeqytetit, kështu u përshkrua punësimi i doktor Valon Asanit në spitalin klinik të Tetovës, gjë që gëzoi pa masë jo vetëm ato që e njihnin por edhe të tjerët që kishin nisur të kryenin shërbimet në mënyrë shumë profesionale duke shfrytëzuar kështu talentin dhe efikasitetin e tij si mjek.
Asani së fundi përflitet edhe si një nga kuadrot më të pregaditur dhe potencial për të zënë vendin e drejtorit të spitalit klinik në qytetin e Tetovës, kuadër që ndoshta ndërvite i ka munguar këtij institucioni shëndetësorë.
Ndonëse me prejardhje nga fshati Poroj i Tetovës, puna e tij si mjek bën që nëpër duar t’i kalojnë me mijëra pacient, kështu që përmes punës dhe shërbimeve që ofron shpëton jetë njerëzish, ndërkohë që për vullnetin dhe energjinë e tij pozitive që reflekton flasin dhe kolegët e tij, derisa përshpërisin se Valoni është i pandalshëm.
Po kush është në fakt, Dr. Valon Asani!?
Të gjithë ata që së paku një kontroll të zemrës e kanë bërë në Spitalin klinik të Tetovës, apo në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup flasin me shumë bindje për punën e tij që e kryen me shumë vullnet duke mos lënë që pacientët të presin. Ka mbaruar studimet për mjekësi në universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup për të vazhduar specializimin në mjekësinë interne e më pas edhe në sub-specializim për kardiologji si një nga degët më të ndieshme të mjekësisë e që në vendin tonë shumë njerëz vuajnë nga sëmundjet e zemrës, derisa Dr. Asani paraqitet si një engjëll mbrojtës për ta. Trajnimet për sëmundje të zemrës, Dr. Valon Asani i ka vazhduar për një kohë edhe në Zyrih e Ticino, ndërsa gjithë këtë vullnet, strategji dhe profesionalizëm duket se e ka trashëguar nga i ati i tij Dr. Nexhat Asani i cili është specialist i Otorinolaringologjisë.