Deputetët do ta bëjnë pushim edhe këtë javë kurse javën e kaluar nuk punuan për shkak të ditëve të zisë, shkruan Alsat.
Të zgjedhurit e popullit, në koordinimin e zakonshëm ku kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, ZNAM-it, VLEN-it dhe Të Majtës, kanë vendosur që këtë muaj të mos ketë as seancë për pyetje të deputetëve, edhe pse ajo ishte caktuar paraprakisht për të enjten.
Më herët ishte anuluar edhe seanca për pyetjet e deputetëve nga opozita.
“Vendimi konsensual në koordinim është sjell duke pasur parasysh ndjenjat e qytetarëve pas tragjedisë në Koçan…”, thuhet në sqarimin e shkurtër nga Kuvendi.
Nga Kuvendi nuk sqarojnë nëse ky do të llogaritet si pushim vjetor ose nëse deputetët do të heqin dorë nga gjysma e pagesës për muajin mars, për të cilën nuk kanë punuar.
Disa prej tyre, pas presionit të opinionit, vendosën të njoftojnë në rrjetet sociale se zyra e deputetëve për qytetarët në Koçan është e hapur, siç thonë ata, për të shprehur mendimet dhe shqetësimet. / Alsat.mk