Mile Janakievski ishte poashtu në PSP për tu deklaruar lidhur me një kontratë të nënshkruar në kohën kur ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Janakievski nuk e lëshoi mundësinë për të sulmuar PSP-në duke e quajtur si filial të LSDM-së.
“Sot ka vazhduar hajka politike kundër VMRO DPMNE-së të cilën po e zhvillon LSDM-ja së bashku me Prokurorinë Speciale. Isha i thirrur në Prokurorinë Speciale pasi që kam vendosur nënshkrim në një marrëveshje. PSP duhet të nisë hetime kundër funksionarëve të LSDM-së për të dëshmuar se është objektive”, ka thënë Janakievski.

