Presidenti i shteti Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën hungareze “Magyar Hírlap”, ka thënë se partitë zgjidhjen për daljen nga kriza duhet ta gjejnë nëpërmjet sjelljes së përgjegjshme dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit.
Sipas tij asnjë vendim nuk duhet të cenoj karakterin unitar të shtetit dhe duhet të jetë në drejtim të mbrojtjes së interesave të Maqedonisë.
“Nënkuptohet zgjidhje e mundshme për tejkalimin e situatës janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të deklarohen për tema të cilat u imponuan kohëve të fundit”, ka thënë Ivanov.
Ivanov ka thënë se pa refuzimin e Platformës nuk do të ja jep mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev. Në lidhje me atë se si i vlerëson kërkesat e shqiptarëve, Ivanov ka thënë se një pjesë e kërkesave nga blloku politik shqiptarë janë në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe nuk përputhen me gjendjen reale në shtet.
“Një pjesë e kërkesave në këtë platformë varen nga statistikat dhe realiteti në teren, ndërsa në Maqedoni 14 vite nuk është realizuar regjistrimi i popullatës. Pa regjistrim të ri, nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistika”, ka thënë Ivanov mes tjerash në intervistë.
Ai ka theksuar se arsyeja kryesore e thellimit të krizës është Platforma e Tiranës, e cila sipas tij u bë kusht për formimin e Qeverisë.

