Përfaqësues të kompanisë Ecolog sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës
përpara studentëve absolvent që studiojnë pranë këtij Universiteti kanë prezantuar
mundësitë që kompania Ecolog ofron për punë praktike si dhe mundësitë e
punësimit afatgjatë në këtë kompani. Poashtu përpara studentëve është prezantuar
edhe një historik i kësaj kompanie, që nga fillimi e deri më sot, projektet, punët që
ka realizuar, mënyrat se si është zhvilluar, vendet ku operon dhe kështu me rradhë.
Kompania Ecolog gjithmonë ka marrë dhe merr në konsideratë për punë praktike
apo punësim kuadro që prodhojnë institucionet e larta akademike, andaj nga kjo
kompani apelojnë që institucionet e larta arsimore gjegjësisht Universitetet të jenë
sa më afër me industrinë me kompanitë e ndryshme për të bashkëpunuar dhe për të
ofruar kuadro për të cilat industria , kompanitë biznesi ka nevojë.
Përndryshe kompania Ecolog është një kompani ndërkombëtare e cila në gjirin e
vet ka një numër të madh të ndërkombëtarëve , njerëz me përkatësi të ndryshme
etnike që punojnë në 36 vende të ndryshme të botës ./TV KOHA/