Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka zënë poshtë pema që po e priste me motosharrë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në malin Valmar.
Shtetasi N.Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë është transferuar në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte dëmtimeve të marra.
“Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti”, njofton Policia.