Ferdeze Sulejmani
Sot kur filloi procesuaimi i rasteve të përgjuara konkretisht i zgjedhjeve të manipuluara u ndjeva shumë krenare kur në konferencën e pare për media u paraqit prokurorja Katica Janevea me dy gra prokurore përkrah saj për të zbuluar të vërtetën për Maqedioninë . Kjo për mua ishte bomba më e forte dhe jo vetëm për mua por edhe për shumë qytetarë të R. së Maqedonisë , por edhe më krenare u ndjeva kur dëgjova se njëra prej tyre ishte prokurorja shqiptare Fatime Fetau . Kjo fotografi jep një sinjal shumë të qartë se edhe grate kanë aftësi të jenë udhëheqëse të suksesshme e në veçanti dha një sinjal se vlerat e femrave shqiptare po dalin në sipërfaqe . Një femër e vendosur , e aftë ,oratore e cila dukeshte se i ka hyrë një pune me seriozitetin më të madh me një detyrë mjaft të rëndësishme e të përgjegjshme e me një mesazh shumë të qartë se do ja dalë.
Ky fillim më dha një shpresë se e vërteta për Maqedoninë filloi , se erdhi koha kur do të dalin në shesh padrejtësitë ndaj qytetarëve të Maqedonisë e në veçanti ndaj shqiptarëve të cilët 10 viteve të fundit ishin të diskriminuarit dhe fajtorët kryesor për gjithçka që ndodhte në këtë shtet .
Po shpresoj shumë në fjalët e Prokurorës Fetau , se askush që ka kryer vepra penale nuk do të kursehet nga akuza ,,
Në fakt gjithçka që ka të bëjë me krimin e organizuar ka filluar nga zgjedhjet e sidomos ato të fundit si ato lokale edhe parlamentare kur votuesit shënjoheshin dhe etiketoheshin se kush për kë duhet të votojë apo për kë ka votuar . Qytetari i rëndomtë dhe i papërcaktuar politikisht e kishte të vështirë të dale edhe të votojë vetëm e vetëm për ti ikur etiketimit . E këta pushtetarët flitnin për ,,zgjedhje të lira e demokratike ,, Çfarë absurditeti e fatkeqësie . Pra jolegjitimiteti I këtij pushteti diskriminues filloi pikërisht me zgjedhjet , sepse të manipulosh apo të vjedhësh votën e qytetarit është padrejtësia dhe krimi më i madh ndaj qytetarëve dhe ndaj demokracisë dhe që në start ky pushtet VMRO DPMNE dhe BDI ishte jolegjitim .
Dhe me vetë ardhjen e këtyre pushtetarëve diktatorë , hajdut ,kriminel e çka jo ,gjendja e qytetarëve e sidomos e shqiptarëve u përkeqësua edhe më shumë.Rrahja e të rinjëve shqiptarë çdo ditë e më shumë shtohej dhe fajtorët nuk u gjetën asnjëherë . Vrasje ,burgosje e shqiptarëve të pafajshëm të dënuar me burg nga 10 vite deri në burg të përjetshëm .Sa e sa nëna ,gra ,fëmijë e familje të tëra shqiptare e lajtën me lot jetën e tyre duke qenë të pafajshëm.Faji i vetëm i tyre ishte sepse kanë lindur shqiptarë dhe jetëjnë në një shtet i cili i shkel të drejtat e tyre elementare dhe dënon pa faj.Por edhe faji i tyre ishte se kishin zgjedhur ti përfaqësoj një parti e dalur nga lufta të cilën shqiptarët e besuan shumë e ajo BDI-ja e cila aspak nuk interesohej për fatin e popullit të vet që e kishin zgjedhur por për interesat e ngushta personale .Këtu do e citoj poetin tone të njohur Ali Asllanin me disa vargje të tij të cilat vlejnë për politikanët të zgjedhurit e popullit tone:
,,Hani pini dhe rrëmbeni ,mbushni xhepa mbushni arka ,
Të pabrekë ju gjeti dreka ,milioner ju gjeti darka …,,
Nga sot po shpresoj dhe besoj që tek qytetarët e Maqedonisë është kthyer shpresa se të vërtetat do të dalin në shesh .
Sot unë po ndjehem qytetare me shpresë dhe besoj se kështu ndjehen edhe shumë qytetarë të tjerë që moti kohë e kanë humbur shpresën dhe ajo ka kaluar në heshtje , shpresë e heshtur por me një grimcë shprese që na e dhanë bombat e Zaevit se e vërteta për Maqedoninë një ditë do të zbardhet.
Kjo e vërtetë na obligon edhe neve si qytetarë të japim përkrahjen deri në fund Prokurorisë speciale për të zbardhur të vërtetat për Maqedoninë . Por njëkohësisht të gjithë neve na obligon që në zgjedhjet e ardhëshme të mendojmë mire se kë do të votojmë për ta zhdukur këtë të keqe që na ka kapluar të gjithëve , sepse me dorën tonë vendosim për fatin tone dhe fatin e fëmijëve tanë.
Unë edhe njëherë me plot përgjegjësi si intelektuale ,aktiviste e Kryetare e SHDNJG ,,BESA 2003 ,,Kumanovë dhe anëtare e Këshillit opozitar fuqishëm e përkrahi dhe ftoj për përkrahje ndaj Prokurorisë speciale për zbardhejn e të gjitha rasteve kriminale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike siq i ka hije një shteti demokratik që pretendon të jetë anëtare e EU dhe NATO .
12.02.2016 Prof. FERDEZE SULEJMANI
Kumanovë Kryetare e SHDNJG,, BESA 2003,, – Kumanovë dhe anëtare e Këshilit opozitar