E treta e vërteta. Kështu mund të cilësohen paralajmërimet e kompetentëve për vendosjen e orëve shtesë të rrymës më të lirë gjatë ditës. Shtatori pritet të ofrojë më të qarë si për luhatjet e çmimeve në bursa, por edhe nga prodhimin vendor i rrymës si dhe baraspesha midis rrymës së prodhuar ditën dhe natën apo nga thëngjilli, era, uji dhe dielli si dhe nga raporti i importit dhe eksportit të rrymës. Pas mos realizimit të këtij objektivi para vitit të ri, dhe në korrik të këtij viti, si duket një lehtësim për buxhetin familjar në Maqedoni do të presë shtatorin e këtij viti. Në rendin kronologjik të gjërave , numri një i rregullatorëve Marko Bislimovski theksoi në mesin e tetorit 2024, se deri në fund të vitit 2024 nuk do të ketë orë shtesë pasdite me tarifë të lirë të energjisë elektrike për amvisëri, siç ishte paralajmëruar më parë.
Sipas njoftimeve të mëparshme të rregullatorëve, pritej që nga 1 nëntori, nga ora 13:00 deri në 16:00, do të futej edhe një orë më shumë energji elektrike më e lirë, në vend të orarit aktual prej orës 13:00-15:00. Bislimovski shpjegoi atëherë se kjo do të rrezikohej tarifa e lirë gjatë orëve të natës nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit, përkatësisht dy orët e natës nga ora 22 deri në mesnatë.
Analizat kishin treguar që çmimet në bursë janë të lira në periudhën nga ora 12:00 deri në 16:00 dhe madje edhe 4 orë tarifa të lira të pasdites mund të prezantohen, në vend të dy si më parë, por problemi është që çmimet e natës në bursë tani ishin shumë të larta dhe ne do të duhej të shfuqizojmë energjinë e lirë nga 22:00 deri në 24:00, dhe njerëzit tashmë kanë fituar zakonet e tyre dhe ne nuk duam që të shkaktojë një revoltë theksoi atëbotë Bislimoski. Dy muaj më parë u bë e ditur se paralajmërimit për rritjen e kohëzgjatjes së tarifës së lirë për muajt e verës, një ide e tillë është zhvendosur për në vjeshtë. Në fund të muajit shkurt, nga Komisioni Rregullator për Energjetikë u theksua se nëse eventualisht vendosen orë shtesë të rrymës së lirë, ato do të jenë më së voni deri më 1 korrik, së bashku me çmimin e ri të energjisë elektrike.
“Nga analiza rezultoi se çmimi i energjisë elektrike gjatë ditës në pesë muajt e fundit ishte më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Do të presim analizat për katër muajt e ardhshëm dhe më pas do të vendoset nëse do të zgjatet tarifa e lirë ditore”, theksuan në shkurt nga Enti Rregullator.
Tani me fillimin e muajit prill, kompetentë thonë se do të bëjnë përpjekje të re për rrymë më të lirë në shtator së paku për disa orë. Megjithatë vendosja e orëve shtesë varet nga kostoja e rrymës në bursa që tani luhatet afër 100 euro për një megavat, në dallim prej fundvitit kur mesatarja e kostos për blerjen e energjisë elektrike ishte mbi 100 euro për megavat orë.
“Çmimi në bursë gjatë ditës nga ora 10:00-16 ose 17 është dy deri tre më i më ulët se çmimi natës nga ora 19:00-20:00 dhe deri ne mesnatë. Andaj ka mundësi që të rritet numri i tarifave të lira gjatë ditës, por në llogari të uljes së tarifës së lirë në periudhën nga ora 22:00 në mesnatë . Për këtë arsye edhe po bëhen këto analiza që në shtator të dimë më mirë si të veprojmë”, thotë njeriu i parë i autoritetit rregullator, Marko Bislimovski. Nga ana tjetër, një javë më parë në takimin e rregullatorëve me Shoqatën e Inxhinierëve u pranuan vërejtjet e tyre se faturimi në bazë të llogaritjes së konsumit të energjisë elektrike sjell dallime në sasi dhe për tejkalimin e kësaj situate u propozua një zgjidhje që parashikon lëshimin e një faturë të korrigjuar që do të mbulojë ditët nga leximi paraprak deri në leximin e fundit të njehsorit. Leximet mujore të njehsorëve, si dhe kontrollet e jashtëzakonshme të rastësishme të njehsorëve të disa konsumatorëve që kanë parashtruar ankesa në Komisionin Rregullator të Energjisë, janë pjesë e masave për të cilat Komisioni thotë se po punohet prej kohësh.
Ata shtojnë se këto mekanizma kanë për qëllim forcimin e besimit dhe tejkalimin e dilemave tek konsumatorët që dyshojnë në saktësinë e matësve dhe në aksion është përfshirë edhe Ministria përkatëse e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
“KRE mbetet e hapur dhe transparente si më parë për propozime dhe ide nga qytetarët, por edhe nga opinioni i ekspertëve, pavarësisht nëse ato organizohen formalisht apo joformalisht. Ky grup masash do të hyjë në fuqi pas përfundimit të fazës gjithëpërfshirëse të konsultimit të ekspertëve, pas së cilës opinioni do të informohet në detaje për zgjidhjet”, thonë nga KRE.
Komisioni Rregullator i Energjisë është duke përgatitur ndryshime në rregullat e furnizimit me energji elektrike, me të cilat do të kërkohet që leximet e njehsorëve për konsumatorët të bëhen çdo muaj, në vend të çdo tre muaj si më parë. Kjo pritet t’u mundësojë qytetarëve që të marrin përllogaritje realiste dhe jo të përgjithshme, pasi shumë prej tyre janë ankuar në të kaluarën se kanë paguar për diçka që nuk kanë shpenzuar në dhjetor, janar apo shkurt. Në Rregulloren e Furnizimit me Energji Elektrike, në nenin 29, paragrafi (5), fjalët “çdo tremujor gjatë vitit kalendarik” zëvendësohen me fjalët “mujore”, shkruhet në projekt-amendament që KRE e ka konsideruar si pikë në seancën përgatitore të datës 20 mars. Leximi do të bëhet në fillim të çdo muaji kalendarik, që sipas shpjegimit të rregullatorit bëhet për shkak të numrit të madh të parashtresave deri tek ky organ.
“Leximi i pajisjeve matëse, në përputhje me praktikën e vendosur të funksionimit të operatorëve të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në rajon, kryhet një herë në vit. Megjithatë, duke qenë se gjatë vitit 2024 dhe në vitin 2025, janë marrë një numër i madh ankesash dhe parashtresash h nga konsumatorët, të cilat theksojnë se fatura nuk bazohet mbi bazën e leximit të njehsorëve , por për periudhën përkatëse kontabël, Komisioni Rregullator ka vazhduar me ndryshimin e dispozitës së treguar, e cila përcakton se leximi i pajisjeve matëse do të kryhet çdo muaj, përveç në zona të largëta ku personat e autorizuar të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike nuk kanë qasje dhe do të sigurohet mbrojtja më e madhe të drejtës së konsumatorit për përcaktimin e drejtë të lartësisë së shërbimit sipas konsumit real të rrymës si dhe do të sigurohet njëkohësisht që operatori i “Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike të lexojë rregullisht pajisjet matëse”, thuhet në sqarim. Rreth dy javë më parë, Shoqata e Inxhinierëve të Maqedonisë kishte ka dorëzuar një peticion në Komisionin Rregullator të Energjisë, duke kërkuar ndryshime në rregullat për furnizim me energji elektrike, me qëllim që “të parandalohen tarifat e padrejta në faturat e energjisë elektrike shtëpiake”. (koha.mk)