Milan ka arritur kuotën e 50 pikëve pas 23 ndeshjeve të Serisë A, vetëm për herën e tretë në epokën e tre pikëve për fitore.
Më parë, kuqezinjtë e kishin realizuar këtë objektiv në sezonin 2003/04 me 58 pikë dhe në 1995/96 me 50 pikë. Në të dyja rastet, Milani e mbylli sezonin duke fituar titullin kampion.
Ky statistikë e vendos skuadrën aktuale në një pozitë shumë të veçantë historike. Forma dhe vazhdimësia e treguar deri tani ushqejnë optimizmin për një tjetër garë të suksesshme për titullin kampion. Pavarësisht se diferenca me Interin e vendit të parë është 5 pikë, me këto statistika, kuqezinjtë e Alegrit, i kanë të gjitha shanset për të synuar titullin kampion.


