Siç po afrohen zgjedhjet lokale aq më shumë shtohet tensioni në rradhët e BDI-së. Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, e veçmas në bastionin e tyre komunën e Çairit, BDI është ballafaquar me konflikte të brendshme partiake në këtë zonë. Ashtu siç mëson portali Almakos, një gjë tani është e sigurtë, kryetari aktual i komunës së Çairit, dhe nënkryetar i partisë, Izet Mexhiti nuk do të kandidon për kryetar komune.
E gjithë kjo pasiqë për Mexhitin thuhet se në një të ardhme të afërt mund të zëvendëoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, dhe se humbja eventuale në zgjedhjet lokale do paraqiste rrënim të imazhit që ka krijuar ndër vite duke siguruar fitore absolute në zgjedhjet lokale, 3 mandate me rradhë.
Nga kandidatët e mundshëm për kryetar në zgjedhjet lokale të komunës Çair, të cilat pritet të mbahen nga fundi i muajit maj, ashtu siç mëson Almakos, BDI ka vendosur në sondazh të brendshëm 5 emra, si Nazif Bushi, Besim Koka, Bekim Neziri, Kemal Musliu, dhe Bujar Osmani.
Nga gjithë këto, sondazhet si fitues kanë nxjerrur zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmanin.
Mirëpo parashtrohet pyetja , nëse Bujar Osmani do të shpëtojë BDI-në nga debakli i rradhës që pësuan në zgjedhjet e fundit nga Lëvizja BESA?!
Për banorët e Çairit, thuhet që nuk është e rëndësishme figura , apo personaliteti që do garron në rradhët e BDI-së, por emblema e BDI-së, e cila tanimë është shndërruar si një “therrë në sy” karshi banorëve të kësaj komune.
“Ooo nuk është interesant më te ata kush kandidon. Veç sa për sy e faqe e kanë kandidimin, se s’kanë shansë me fitu në Çair. Asnjë projekt, as një send s’kanë bo”, kështu u shpreh një banorë i Çairit.
“E çka nëse garon Bujari, ai e ka knaq tu e la kriminalitetin e BDI-së si zëdhënës, e tash do e knaqka me komunën edhe më shumë”, tha një banorë tjetër.
Ndryshe Bujar Osmani në opinion e më gjërë shquhet për deklaratën skandaloze dhe shpifëse ndaj të akuzuarit për rastin “Monstra”, Haki Hazirit, ku thotë se i njëjti është lëshuar nga shërbimet policore në liri, por Hakiu me vetdëshirë nuk kthehet në shtëpi.
Më pas kishte vijuar reagimi i babait të Haki Hazirit, me ç’rast e akuzoi Bujar Osmanin për shpifje.
“Kërkojmë nga Bujar Osmani që familjes tonë ti tregojë se u ku ishte deri më tani djali jonë, sepse Bujar Osmani tha se djali jonë nuk paraqitet në shtëpi me vetdëshirë, andaj ai e din se ku është ndodhur ai deri më sot. Ne si familje jemi të bindur se djali ynë është mbajtur nga shërbimet sekrete policore dikund për ta detyruar djalin tonë që ai të dëshmojë kundër të akuzuarve tjerë”, kështu thuhej në kërkesën e Safet Azirit, babai i Haki Azirit.
Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja BESA në komunën e Çairit arriti të sigurojë, diku 8500 vota, ndërsa, BDI 6600, një diferencë kjo duke shikuar rrjedhën e zhvillimeve politike, me shumë gjasë më shumë mund të thellohet, se sa të përmbyset. /Almakos