Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20 vjeçari nga Gjonomadhi i Korçës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 20 vjeçari është vetvarur në afërsi të përroit të fshatit.
Hysen Latollari ishte larguar nga banesa e tij pa sendet personale.
Kjo kishte alarmuar më tepër familjarët, duke bërë edhe një denoncim në polici për zhdukjen e djalit të tyre, por ky mëngjes ishte tragjik për familjen Latollari, të cilët mësuan fatin e djalit të tyre.