Një rast i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka mbytur gruan e tij në sy të fëmijëve të tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në San Felice a Cancello, në zonën e Caserta.
Raportohet se çifti ishte duke u konfliktuar, e në një moment agravimi burri e ka mbytur bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve të tyre të mitur, të cilët dëshmuan të gjithë ngjarjen e rëndë.
Autori i krimit u ndalua nga policia dhe u dërgua në komisariat. Gjithashtu raportohet se bashkëshortja e tij 24 vjeçare, është shtetase shqiptare.