Dy vëllezër kanë vrarë kushëririn e tyre shqiptar në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 tetor) në Athinë.
Sipas mediave greke kanë qenë oficerët e policisë, të cilët gjetën në kryqëzimin e rrugëve Chania dhe Patisia një person të mbuluar me gjak me një plagë nga një objekt i mprehtë në qafë.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka marrë mori 28 vjeçarin nga Shqipëria dhe e ka transportuar në spitalin “Evangelismos”, ku më pas ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve dy orë pas ngjarjes, në komisariatin e Kipselit kanë shkuar dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, të cilët janë deklaruar kushërinj të viktimës.
Konkretisht, 17-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë ai që ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.
Dy vëllezërit shqiptarë me nënshtetësi greke kanë pohuar në polici se krimin e kanë kryer pasi ai abuzonte me ta.