Një ngjarje e rëndë shënon në Fier, ku një 43 vjeçar është gjetur në banesë i pajetë nga familjarët e tij.
Viktima, i identifikuar me iniciale G.P., 43 vjeç, dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, në qytetin e Fierit.
Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thotë policia.