Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë në Belsh, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i një fqinji.
Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndihmës së dhënë dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Hetimet vijojnë, ndërsa ky rast rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve të kafshëve dhe nevoja për masa më të forta sigurie, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.


