Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të një qendre tregtare.
Sipas policisë, nja makinë është përplasur me një motor, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Viktima ende nuk është identifikuar teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



