Një 74-vjeçar është gjetur nga familjarët, i mbytur në pusin e shtëpisë, në fshatin Agim në Fier.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi J.S., 74 vjeç ka qenë duke punuar pranë pusit, në momentin kur dyshohet se ka rënë aksidentalisht brenda tij.
Informacion paraprak:
Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



