Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në segmentin Himarë-Sarandë në afërsi të zonës së quajtur “Ura e Borshit”.
Policia e Shtetit njofton se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale A.B. 40 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



