Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në Shkodër. Raportohet se gruaja ka plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rusit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë të vërtetën. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.



