Një gazetar i njohur në Filipine u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të emisionit të tij.
Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Filipineve [NUJP] tha në një deklaratë se gazetari 57-vjeçar i radios Juan Jumalon – i njohur profesionalisht si DJ Johnny Walker – u qëllua për vdekje në Misamis Occidental më 5 nëntor.
Ai punote për stacionin radiofonik Gold FM 94.7 në Filipine.
Mediat lokale thanë se sulmi nga persona të armatosur të paidentifikuar u dha gjatë transmetimin të drejtpërdrejtë të radiostacionit në Facebook .
Raporti fillestar i policisë zbuloi se dy të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë ku ndodhet radiostacioni i viktimës dhe ka qëlluar viktimën.
Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Ferdinand Marcos Jr, presidenti i Filipineve, dënoi vrasjen dhe urdhëroi një hetim.
“Sulmet ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen në demokracinë tonë dhe ata që kërcënojnë lirinë e shtypit do të përballen me pasojat e plota të veprimeve të tyre”, shkroi Marcos Jr në X, dikur Twitter.
Ai u qëllua për vdekje brenda shtëpisë së tij në Calamba, e cila shërbente edhe si zyra e tij.