Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë (1 tetor) në kryeqytet, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku”, ku një shtetase rreth 16 vjeçe është gjetur e pajetë.
Policia dyshon se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare lidhur me motivet e mundshme apo personat që mund të kenë dijeni për rastin.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.