(E plotësuar) Epiqendra e tërmetit që u ndje më herët në rajonin e Shkupit, ishte 8 kilometra në lindje të kryeqytetit. Të dhënat zyrtare thonë se tërmeti goditi në orën 21:10 minuta. Tërmeti ishte me fuqi 2.7 sipas shkallës së Rihterit, në thellësi prej 1 kilometri.
_________________________________________________
Një tërmet është ndjerë para pak çastesh në qytetin e Shkupit, por akoma nuk ka të dhëna për epiqendrën e tij, si dhe për intensitetin e të njëjtit.
Në muajin shtator të vitit tëkaluar, rajoni i Shkupit u përball me një seri tërmetesh që erdhën njëri pas tjetrit për disa ditë me radhë. /SHENJA/