Edhe pse dje filloi seanca plenare ku duhej të votohej marrja e imunitetit të deputetit Ljupço Dimovski, atë e ndërpreu kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, fill pas fjalimit të kryetarit të Komisionit për Çështje të Mandatit, Imunitetit dhe Rregullores, Pavlle Bogorevski.
Vazhdimi i seancës do të caktohet sërish, por mbetet e paqartë se kur, pasi që deri tash nuk ka të caktuar seancë plenare për të njëjtën.
Sipas Rregullores së Kuvendit, afati për votim për marrje të imunitetit duhet të jetë brenda tre ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për parashtrim të masës së paraburgimit.