Debati në parlament në ditën e parë pas festave më 9 janar do të fokusohet pikërisht në ligjin për gjuhët. nga parlamenti theksojnë se të martën do të mbahet seanca e 27, ndërsa propozim ligji do jetë pikë e tretë e ditës pas propozimeve për ndryshim në ligjin për financim kapital pensional dhe zgjedhjen e gjykatësve të gjykatës kushtetuese. Debati është i qartë por ende mbetet e hapur pyetja nëse deputetët do të kenë sukses që të mbledhin numër të mjaftueshëm që të mund të votohet, transmeton Zhurnal.mk
“Do ishte mirë përmbyllja e pjesës normative e një pjese të marrëveshjes së Ohrit dhe e njejta të votohet njëzëri nga deputetët”, theksojnë nga BDI.
Në rast se deputetët e VMRO nuk shfaqen në sallë, shumica parlamentare ka deklaruar se pa deputetët e opozitës nuk do të votojë ligjet. Një pjesë e deputetëve të cilët janë kontaktuae lidhur me qëndrimin e tyre thonë se kanë lëshuar shumë për shkak se reformat kanë rënë tashmë në plan të dytë derisa VMRO sot ka kërkuar lirimin e deputetëve të paraburgosur.
“Maqedonia nuk do të shkojë në rrugën drejt BE, derisa institucionet përdoren për të shpërlarë hesape mes rivalëve politik, shteti nuk mund të bëhet pjesë e Natos derisa organet shtetërore janë thjeshtë fluskë”, theksojnë nga VMRO.
“Për shkak të përfitimit të poenave politik janë vënë në pyetje interesat shtetërore dhe të populit, nuk ka terminologji ekzakte rreth përdorimit të gjuhës asaj zyrtare dhe përdorimin e njejtë”, kështu kishte deklaruar më 26 dhjetor të vitit të kaluar presidenti Ivanov.
Ndërkohë që kryeparlamentari Xhaferi në një takim me gazetarët kishte thënë se për atë ekziston zgjidhje me atë që duhet edhe një muaj për procedurën, nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin dhe i njejti nuk publikohet në Gazetën Zyrtare, teksti kthehet në seancë plenare në afat prej 30 ditëve e nëse nuk votohet nuk do të dërgohet tek presidenti.
Ndryshe, ligji për në procedurë me flamur europian, ndërsa BDI kishte bllokuar debatin e amandamenteve dhe nuk kishte lejuar debat për asnjë prej tyre, debati për ligjin megjithatë ishte shtyrë pas deklaratave të Johanes Hahn se i njejti nuk është prioritet për integrimet europiane.