“E Majta” propozim buxhetin e Qeverisë së VMRO-DPMEsë, VLEN-it dhe ZNAM-it e quan hkurtpamës, partiakisht të kurdisur dhe politikisht të motivuar për sezonin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.
Sipas tyre, partitë e oligarkëve nuk kanë vizion për të zgjidhur problemet e qytetarëve duke u udhëhequr nga interesat e tyre personale afatshkurtëra.
Premtojnë se do të ndërhyjnë me amendamente.
“Në vend të përgjigjeve për çështjet thelbësore për qytetarët, planifikim strategjik, komponentë e fuqishme zhvillimore dhe politikë sociale, kemi vetëm punësime dhe rritje të administratës në sezonin zgjedhor, si dhe injektimin e parave tek Kryebashkiakët e tyre kriminal që tashmë tri vite shkatërojnë shtetin. Vetëm për armë do të ndahen 2 miliardë denarë. Njoftojmë opinionin se “Levica” do të intervenojë përmes amendamentve ndaj buxhetit të propozuar republikan”, deklaroi deputeti i “Levicës”, Amar Meçinoviq.