Partia politike “E Majta” ka dorëzuar parashtresë kundër Ligjit për rrogë minimale në Gjykatën Kushtetuese duke konsideruar se këtij Ligji po i bëhen vrima dhe se kjo po i dëmton punëtorët, kurse në anën tjetër është në favor të punëdhënësve.
Sipas Dimitar Apasiev, nëse mbetet kështu rregullativa si është, mund të manipulohen shumë lehtë punëtorët me rritje enorme të rregullave të cilat nuk do të realizohen, kurse ata nuk do ta marrin rrogën minimale që u është garantuar.
“Konsiderojmë se me këtë, po shkelet e drejta e barabartë dhe e jo- sigurisë në sferën e marrëdhënieve afariste për shkak të trajtimit jo fer ose favorizimin e punëdhënësve të Qeverisë si partner i tretë social dhe për këtë po e dorëzojmë parashtresën me shpresë që Gjykata Kushtetuese do ta ndërpret këtë dispozitë diskriminuese për punëtorët e cila është në dëm të tyre”, deklaroi Apasiev.
Në anën tjetër, Zdravko Savevski, përmendi disa mekanizma përmes të cilave edhe pse bëhet rritja minimale e rrogave në anën tjetër në praktikë shkelet pikërisht përmes atyre mekanizmave.
“Deri më tani është shkelur përmes kthimit të një pjese të pagës në dorë dhe e dyta përmes lajmërimit të punëtorit në orar të shkurtuar, dhe kjo do të thotë se ulet vlera e rrogës, kurse nga ana tjetër ata punëtorë jo vetëm që kanë punuar me orar të shkurtuar, pasi me këtë tash po shtohet dhe mekanizmi i tetë që iu ri në dispozicion punëdhënësve të gjejnë mënyrën si t’i ikin pagesës minimale”, tha Savevski.
Nga kjo parti e ftuan Unionin sindikalist të Maqedonisë të del me qëndrim kritik për siç thonë ata, “mënyrën më të re për t’i bërë vrima Ligjit për rrogën minimale dhe se ky sindikat nuk guxon të hesht dhe të jetë në shërbim të Qeverisë sikurse në kohën e Gruevskit”. (A.M)