8 August 2018 / 13:35
Nga partia “E majta” kanë ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për referendum, ata kanë kërkuar shlyerjen e vendimit për mbajtjen e referendumit. E majta konsideron se ka disa arsye se pse duhet të ndalohen aktivitetet për organizimin dhe mbajtjen e referendumit. Ata presin prej gjykatësve kushtetues që ta shqyrtojnë iniciativën e tyre menjëherë pas mbarimit të pushimeve të verës gjegjësisht para 30 shtatorit, datën e mbajtjes së referendumit
Neni 120 parasheh referendum obligator dhe të detyrueshëm – tha kryetari i kësaj partie Dimitar Apasiev, duke theksuar se sipas tyre, Republika e Maqedonisë ende nuk ka marrë asnjë vendim për anëtarësimin në BE.