Ushtaraku, kapiteni, Valery Chibineev, që në Ukrainë cilësohej si hero, është vrarë para dy ditësh nga rusët.
Mediat ukrainase raportojnë se i cilësuari “hero” nga ukrainasit u vra në ditëlindjen e tij në luftime.
I njëjti ishte komandant i snajperistëve në ushtrinë ukrainase.
Ai cilësohej “hero” për shkak se kishte marrë pjesë në mbrojtjen e Aeroportit të Donetskut më 2015.