Gjevgjelia është një qytet me rreth 16 mijë banorë dhe ka paraqitje të pazakontë. Tanimë një kohë të gjatë ajo ka dygjuhësinë e vet jozyrtare.
Në hyrje të qytetit ju presin tabela të shumëllojshme të shenjave, bilborde, reklama në maqedonisht dhe greqisht.
“Unë jam një nga ata që e flasin shumë greqishten”.
Kur shkoni në dyqan nuk të përgjigjen në maqedonisht por në greqisht.
“Gjevgjelia është në kufi me Greqinë. Dëgjuam se në fundjavë e vizitojnë nga 4 deri 6 mijë grekë në ditë.
“Kjo më shumë vjen në shprehje të enjten. Atëherë nëse nuk janë ata, gjysma e mallrave në treg do të mbeten pа shitur, të kuptohemi”.
“Vet thonë se është më lirë për ata”.
Shkuarja te dentisti është një nga arsyet kryesore pse grekët vijnë çdo ditë e kalojnë kufirin. Një dhëmb porcelani këtu kushton rreth 50 euro, në Greqi 150 euro.
“Ky është një nga restorantet në Gjevgjeli ku grekët janë mysafirë të shpeshtë, thonë nuk kthehen në shtëpi me barkun bosh”.
Se pronarët e lokaleve të Gjevgjelisë duan sa më mirë t’i shërbejnë klientët e tyre grekë tregon edhe menyja dygjuhëshe që mund të shihet pothuajse në çdo restorant në Gjevgjeli.
“Te ne është normale që menyja të bëhet në greqisht, sepse 80% e klientëve janë grekë”.
Sipas të dhënave të Entit për Punësim, Gjevgjelia renditet e para sipas punësimit në vend. Punojnë deri në 95 për qind e njerëzve. I pyetëm nëse ju pengon dygjuhësia lokale.
“Nuk më pengon aspak. Sa më shumë gjuhë, aq më mirë. As, greqishtja, as anglishtja, e as gjuha shqipe nuk më pengon. Të gjallërojë ekonomia, populli të ketë për të jetuar”.
“Më pengon sepse nuk jemi në Greqi, jemi në Maqedoni”.
‘Mua aspak nuk më pengon”.
Çfarë nuk ju pengon?
“Ajo që ka mbishkrime në greqisht, sepse ajo shihet nga një këndvështrim ekonomik”.
“Ata nuk na quajnë shkupjanë, por maqedonas. Problemi është mes politikanëve, ata i nxjerrin sytë njëri tjetrit”.
Kënaqësia është e ndërsjellë, por pushteti është te grekët, sepse në këtë rast ata i lënë paratë e tyre në Gjevgjeli. Prandaj banorëve të Gjevgjelisë u mbetet ta mësojnë greqishten. Pjesa më e madhe nuk ka asnjë problem me këtë, më së paku në aspekt të identitetit.
Alsat M