25 August 2018 / 16:21
Një fëmijë 2 vjeçarë, i cili ka humbur jetën dje në Klinikën Infektive, ka vuajtur nga një sëmundje ngjitëse e rrallë. Sëmundja e fëmijës ka filluar 24 orë para pranimit në Spital ku dhe ka marrë terapinë fillestare në Prilep. Pas konsultimeve me infektologët është udhëzuar për Klinikën e Shkupit ku dhe janë kryer menjeherë trajtimet e nevojshme thotë Milena Stevanoviq nga Klinika Infektive. Sipas mjekes Stevanoviq kjo sëmundja zhvillohet shpejtë dhe simptomat shpesh janë jospecifike e sidomos tek fëmijet deri në moshën 4 vjeçare.
Menjëherë është kryer kujdesi intenziv në Klinikë. Janë marrë masat dhe analizat mikrobilogjike të menjëhershme, kemi filluar me trajtimin intenziv, por sëmundja për fat të keq përfundoi me rezultat fatal siç është humbja e jetës së fëmijës në ora 18 e 15 minuta. Kjo diagnozë infektive fluminante është një pasqyrë shumë e rëndë klinike e sëmundjes që shkaktohet nga mikrobi N, seria meningitis”- u shpreh Milena Stevanoviq,mjeke në Klinikën e Infektologjisë.
Sipas Stevanoviq sëmundja e tille klinike është jashtëzakonisht e rrallë por me vdekshmëri të lartë pavarsishtë të gjitha trajtimeve të ndërmarra. Fëmija që ka ndërruar jetë ka qenë me qëndrim të përkohshëm prej rreth një muaji e gjysmë në Maqedoni dhe sipas mjekëve, gjasat janë të mëdha që të jetë infektuar këtu. Vlladimir Mikiq nga Insituti i Shëndetit Publik thotë që menjëherë pas rastit të tillë po ndërmerren të gjitha masat epidemiologjike për të parë nëse ka bartës të caktuar dhe për të parandaluar rrezikun për paraqitjen e rasteve të reja.
Infektologët nga Prilepi kanë lajmëruar epidemilogun lokal dhe rajonal dhe kanë dalë në terren për të marrë masat e nevojshme që nënkupton dhënie të mjekimit parandalues tek të gjithë të afërmit që ka pasur kontakt dhe tek personat që janë kujdesur për të, pastaj dezinfektim i mjetit transportues me të cilin është sjellë fëmija dhe të gjitha hapësirat e spitalit ku është trajtuar. Poashtu po kryhen hulumtime epidemiologjike për dezinfektimin e shtëpisë ku ka qëndruar fëmija”- theksoi Vlladimir Mikiq,epidemiolog nga Instituti për Shëndet Publik .
Sipas Mikiq bëhet fjalë për sëmundje e cila bartet me kontakt të afërtë dhe që shfaqet në raste individuale.
Valmira Zendeli