Tetë persona, mes të cilëve edhe dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut, janë helmuar me mkonoksid karboni derisa kanë pompuar ujë nga bodrumi në Shtëpinë e kulturës në Çërna të Koroshkemit, në Slloveni.
Mjeku kryesor i Armatës së Sllovenisë, Robert Karota kumtoi se mes të helmuarve janë pesë pjesëtarë të ushtrisë sllovene, dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe një zjarrfikës.
Incidenti ka ndodhur derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet e paradokohshme në Çërna. Gjithsej 32 persona i janë ekspozuar gazit, mes të cilëve 18 pjesëtarë të armatës së RMV-së, tetë zjarrfikës dhe gjashtë pjesëtarë të armatës sllovene. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital, ku u është ofruar ndihma adekuate.
Sipas vlerësimeve të mjekëve, të gjithë të helmuarit ndjehen mirë dhe nuk janë në rrezik për jetë. Megjithatë, në mënyrë preventive, në spital për mjekim të mëtutjeshëm janë mbajtur pesë pjesëtarë të armatës sllovene, dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut dhe një zjarrfikës.
Data 11.05.2025
Aktuale
- MPB Maqedoni propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente
- Florenc Çapja kërkoi leje për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm! Ja arsyeja
- Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’
- Logos-A sjell veprën “Si të lexohet Kur’ani” në tre vëllime të mendimtarit boshnjak Enes Karić
- Përplasja me qytetarët në QV e Vorës, vihet nën hetim Flamur Noka! Deputeti akuzohet për kanosje të votuesve
- Një pikë…
- “Keni mundësinë të vendosi nëse Shqipëria do të…”, zëdhënësja e PS për zgjedhjet thirrje qytetarëve: Dilni votoni
- (VIDEO) Mickoski: Javën e ardhshme do t’i ndajmë rrugët me Taravarin