Dy ushtarë të ushtrisë pakistaneze janë vrarë nga një shpërthim i një bombe të vendosur në rrugë në pjesën veriperëndimore të këtij shteti.
Bomba shpërtheu kur një automjet i forcave të sigurisë ishte duke patrulluar në Vaziristanin Jugor.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në të kaluarën.
Vendi ku ndodhi sulmi njihet si bastion i militantëve të grupit Mahsud.
Ushtria më parë kishte thënë se i kanë larguar militantët përgjatë zonës kufitare me Afganistanin.
Të premten e kaluar, vëllai i liderit të talibanëve afganë u vra nga një shpërthim që ndodhi në një xhami në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.
Në këtë shpërthim u vranë katër njerëz dhe u plagosën 20 të tjerë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.



